MOTO GP/ Banjaja: Muxhelo më ka karikuar, jam gati për garën e Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 17:45

MOTO GP/ Banjaja: Muxhelo më ka karikuar, jam gati për garën e Gjermanisë

Francesko Banjaja nuk kënaqet vetëm me suksesin në Muxhelo, ndërsa tani duket tërësisht i fokusuar për Çmimin e Madh të Gjermanisë.

mkn.cx

Triumfi në garën italiane i mundësi edhe shkëputjen në renditjen e pilotëve në Moto GP dhe tani Peko kërkon të mahnitë edhe në Sashsenring.

“Fundjava në Muxhelo ishte vërtet perfekte dhe më ka dhënë karikimin e duhur për Çmimin e Madh të Gjermanisë. Sigurisht në Itali e njihja mirë pistën dhe kjo gjë më ndihmoi, por përshtatja me motorin Dukati bëri diferencën. Tani shpresoj që të përsëritëm edhe në Gjermani. Objektivi do të jetë gjithmonë i njëjtë, për të punuar mirë që nga fillimi me provat, në mënyrë që të jem gari në garën Sprint dhe në Çmimin e Madh”, deklaroi Francesko Banjaja.

Të premten do të mbahen dy sesionet e para të provave të lira, më pas të shtunë do të jetë sesioni i tretë, për t’i lënë vend kualifikuese në orën 10:45 dhe garës Sprint në orën 14:55. Gara do të startojë të dielën në orën 14:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"