MOTO GP/ Banjaja gati për sezonin e ri: Dua të mbroj titullin
Botërori i Moto GP-së po bëhet gati për startin e sezonit, me kampionatin që do të ngrejë siparin në Portugali, aty ku dhe do të mbahet gara e parë më 26 mars. Një edicion që vjen me risi, teksa këtë vit do të aplikohet edhe formati “Sprint Race”.
Kampioni në fuqi, Françesko Banjaja, është gati për të mbrojtur titullin. Italiani i Dukatit gjithashtu flet edhe për “Sprint Race”, duke e komentuar kështu: “Është diçka e re për të gjithë, por po përgatitemi për të qenë 100% gati”, thotë fillimisht Banjaja, i cili më pas flet për rivalët: “Kujt i druhem më shumë? Nuk është vetëm një, janë disa. Rivalët për t’u mundur janë të 23 pilotët kundërshtarë. Do të jetë një kampionat shumë i fortë. Unë do të provoj të jap maksimumin, të eliminoj gabimet. Objektivi mbetet mbrojtja e titullit”, deklaroi ndër të tjera Françesko Banjaja.
PANORAMASPORT.AL
