MOSHAT U-17/ Tirana ngjitet e treta, shkëlqen Vllaznia. Ja rezultatet dhe skedat e ndeshjeve
Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti ndeshjet e javës së 13-të këtë fundjavë. “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:
Tirana ngjitet e treta
Tirana luajti kundër Laçit përpara se FSHF të ndërpriste një javë kampionatet e moshave. Skuadra e drejtuar nga Fatjon Muhameti tregoi një formë të mirë, duke fituar me shifrat 3-1. Jorgis Hasanas realizoi i pari për bardheblutë nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë protagonist u bë Ageja me dopietë, ndërsa për Laçin shënoi Xeka. ABDULLA DUSHKU
Gjoka nderon Shënkollin
Dy gola të Gjokës nderuan Shënkollin në ndeshjen kundër Partizanit. Skuadra e trajnerit Klajdi Reçi vulosi gjithçka në pjesën e parë, teksa që në minutën e 3-të Gjoka kaloi në epërsi Shënkolli. I njëjti autor mposhti portierin Paci në minutën e 30-të. Përpjekjet e të kuqve për të ngushtuar shifrat nuk u konkretizuan me gola në pjesën e dytë. PRENG GJIKOLA
Shkëlqen Vllaznia
Vllaznia shkëlqen ndaj Shkëndijës së Durrësit, duke fituar me 4 gola. Në pjesën e parë ishte Zaganjori që shënoi në minutën e 25-të. Shkëndija u mundua të reagonte, por nuk kishte forcën e duhur. Pjesa e dytë foli e gjitha për shkodranët e drejtuar nga Brikeno Bizi. Boshti i sapofutur i çoi shifrat në 0-2, ndërsa më pas Kodra bëri dopietë. ZAMIR QYPI
Teuta i falet Shtrazës
Një gol i Shtrazës në minutën e 51-të vendosi ndeshjen mes Skënderbeut dhe Teutës në Korçë. Ka qenë një takim ku skuadrat e mbyllën me nga 10 lojtarë, pasi Kapaj në fundin e pjesës së parë për korçarët, si dhe Hasanbelli në limitin e ndeshjes, u ndëshkuan me karton të kuq. Durrsakët administruan mësë miri golin e shënuar nga Shtraza. LLAZI SARO
Në Elbasan vendos Dhima
Paratërinjve të Pepës u ka mjaftuar goli i Kristi Dhimës për të marrë fitoren ndaj Apolonisë. Vendësit realizuan shumë shpejt dhe deri në fund e ruajtën me fanatizëm avantazhin, kjo edhe për meritë të portierit Totoshi, që nuk lejoi prekjen e rrjetës. Loja ishte e hapur nga të dyja ekipet, por ndeshja u vendos nga goli i minutës së 7-të. VLADIMIR MEMA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
