Mision elita/ Prestige e nis zyrtarisht nga Kategoria e Tretë, zbardhet lista me 25 lojtarë për sezonin 2023-2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2023 | 12:22

Mision elita/ Prestige e nis zyrtarisht nga Kategoria e Tretë, zbardhet lista me 25 lojtarë për sezonin 2023-2024

Prestige po bëhet gati për debutimin e madh në futbollin profesionist. Zyrtarisht janë regjistruar në Kategorinë e Tretë, kampionat që pritet të fillojë pa u mbyllur ky vit kalendarik. Pretendimet janë që tani të qarta: do të kërkohet titulli dhe rrjedhimisht ngjitja direkte në Kategorinë e Dytë. Ditën e djeshme ata kanë zbardhur edhe listën paraprake me 25 lojtarë, që do të kenë në organikë për sezonin 2023-2024.

prestige

KRIJIMI DHE TROFETË

I themeluar në vitin 2018, Prestige ka arritur të fitojë gjithçka në kompeticionet e minifutbollit, por edhe në futbollin me 9 lojtarë, teksa në palmaresin e tij numëron 4 tituj “6×6”, një herë kampion në “Sunday League 9×9”, fitues i FSHF Cup dhe FSHF Supercup.

Prestige regjistron gjithashtu edhe një eksperiencë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke mbërritur deri në gjysmëfinalet e Champions-it të minifutbollit, rezultati më i lartë për një ekip shqiptar në këtë eveniment.

Ndërkohë, duke nisur nga ky edicion, Prestige do të bëjë hapin e madh, për të kaluar zyrtarisht në futbollin me 11 lojtarë, duke e filluar sipas rregullores nga Kategoria e Tretë.

Ashtu sikurse imponon edhe vetë emri Prestige, skuadra futet me objektiva të mëdhenj, për t’i ngjitur shkallët me radhë deri në elitën e futbollit shqiptar. Në fakt, ndonëse gjatë këtyre viteve Prestige ka marrë pjesë në kompeticione amatore, organizimi i skuadrës nuk ka aspak lidhje me fjalën “amator”.

Me një staf teknik të zgjeruar dhe me një metodologji stërvitjeje bashkëkohore, Prestige ka funksionuar madje edhe më mirë se shumë ekipe profesioniste në Shqipëri. E gjithë kjo, falë mbështetjes financiare të presidentit Fatmir Hysenbelliu, i cili është edhe një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

4545465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"