“Mirënjohje për Kombëtaren, kualifikim më se i merituar”/ Dobi: Sezon i çuditshëm, por Kukësi ia del me Nicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 17:13

“Mirënjohje për Kombëtaren, kualifikim më se i merituar”/ Dobi: Sezon i çuditshëm, por Kukësi ia del me Nicën

Qëndroi vetëm 11 ndeshje te Kukësi sezonin e kaluar dhe dha një “dorë” që skuadra në fund të arrinte mbijetesën. Bëhet fjalë për Enkeleid Dobin, i cili tanimë është rikthyer sërish në Poloni dhe trajnon aty.dobi

Në intervistën e dhënë për “PanoramaSport”, durrsaku e konsideron një sezon të çuditshëm këtë aktualin, ndërkohë që nuk është i surprizuar nga ndërrimet e shpeshta të trajnerëve në kampionatin shqiptar. 48-vjeçari kabesim se eksperienca e Nicës do të bëjë që Kukësi të mbijetojë në fund të sezonit, në një kohë që për skemën e re pohon se duhet parë se si do të shkojë. Dobi ka edhe një mesazh për Kombëtaren, me kualifikimin që i ka bërë krenarë të gjithë.

Dobi, me çfarë po merreni aktualisht?

Kam dy muaj që kam filluar punë te klubi që e hipa deri në Kategorinë e Parë në Poloni, KS Gornik Polkovice, para trivitesh. Jam i kënaqur këtu në Poloni aktualisht.

E keni ndjekur futbollin shqiptar, si ju duket këtë sezon?

Po, e ndjek dhe mendoj që është një sezon shumë i çuditshëm. E them këtë, sepse vendi i fundit ka dy pikë largësi mevendin e katërt që të jep mundësi të shkosh në Kupat e Europës.

Shumë ekipe kanë ndërruar trajner, pse vazhdon të mos u jepet besim nga ana e klubeve shqiptare?

Nuk jam i suprizuar që ka kaq shumë ndërrime trajnerësh në kampionatin shqiptar. Dihet që në Shqipëri, kur nuk ka rezultat, i pari që e paguan faturën është trajneri. Kjo ndodh për arsye se nuk ka një projekt dhe stabilitet dhe mbi të gjitha durim. Një nga ato është edhe Kukësi.

Si e shihni uljen e Nicës në pankinë?

Uljen në pankinë të profesor Nicës e shoh jashtëzakonishtpozitivisht për Kukësin. E them këtë për arsye se ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe shumë njohuri futbolli përta ndihmuar klubin e Kukësit.

Mendoni se Kukësi do ta rrezikojë mbijetesën këtë sezon apo nuk i sheh në këto kushte?

Mendoj që do të jetë një ekip që do të luftojë për mbijetesë.Në fund, shpresoj që t’ia dalë.

Këtë sezon katër ekipet e vendit të parë do të luajnë”play off” midis tyre duke iu zeruar pikët për të shpallur kampionen. Si ju duket kjo nismë?

Çdo gjë e re ka pluset dhe minuset. Më parë duhet t’i japimshansin dhe në fund të shohim dhe të bëjmë vlerësimin.

Dy fjalë edhe për kualifikimin e Shqipërisë në “Euro2024″…

Mendoj që ishte një kualifikim më se i merituar për Kombëtaren tonë dhe komplimentet më të përzemërta për lojtarët, stafin dhe presidentin. Një punë e jashtëzakonshme që na bëjnë krenar në mbarë botën, duke merituar respekt dhe mirënjohjen nga të gjithë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"