Miqësorja me Labërinë, Troisi: Nuk më interesonte rezultati, u dhashë minuta të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 16:40

Miqësorja me Labërinë, Troisi: Nuk më interesonte rezultati, u dhashë minuta të gjithëve

Marcelo Troisi nuk e llogarit aspak rezultatin e kësaj miqësoreje. Pavarësisht se nuk u prodhuan shumë gola, e ka kënaqur loja e skuadrës.

TROISI

Për “Panorama Sport”, braziliani tha se pozitive është se ekipi po kupton filozofinë e tij.

“Ishte një ndeshje ku aktivizova të gjithë lojtarët. Në këtë takim miqësor u dhashë më shumë minuta në lojë futbollistëve që nuk ishin aktivizuar shumë. Pozitive është që skuadra kuptoi se si dua unë që ne të luajmë. Nuk ka rëndësi rezultati. Rëndësi ka që ekipi luajti mirë. Të gjithë lojtarët luajtën, asnjë nuk u dëmtua, kështu që jam i kënaqur. Urime edhe kundërshtarit. Labëria ishte një ekip i organizuar. Përgëzime për ndeshjen që bëri. Ishte i mirorganizuar si klub dhe si një ekip profesional”, përfundon trajneri i Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"