“Milionerët” e Europës / Futbollistët më të paguar, trioja e sulmit të PSG-së i lë të gjithë pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 10:25

“Milionerët” e Europës / Futbollistët më të paguar, trioja e sulmit të PSG-së i lë të gjithë pas

PSG ka tre nga lojtarët më të paguar në futbollin europian, rroga e të cilëve së bashku arrin në 156 milionë euro dhe pagat e Mbapesë, Nejmarit dhe Mesit nuk përfshijnë as bonuset.

nejmar mesi mbape

Gazeta franceze “L’Équipe” ka publikuar listat e lojtarëve më të paguar të Ligës së Parë, Premier Ligës, La Ligës, Serisë A dhe Bundesligës. Dhe futbollisti më i paguar me rrogë bruto në vit për sezonin 2022-’23 është Kilië Mbape (72 milionë euro) ndjekur nga Nejmar (44.1 mln euro) dhe Mesi (40.5 mln).

Ndërsa Mbape dhe Nejmar fusin neto në xhepat e tyre rreth 50 për qind të shifrave në fjalë, kampioni i botës me Argjentinën fiton më shumë.

Sepse futbollistët, të cilët nuk janë regjistruar në Francë në pesë vitet e fundit, duhet të paguajnë një taksë vetëm prej 70% të rrogës së tyre kur transferohen në kampionatin francez.

Përveç trios së ëndrrave të PSG-së, lojtarët e klubeve të tjera të Europës arkëtojnë shumë më pak. Lojtari i stolit të Realit, Eden Hazard, renditet menjëherë pas treshes së parë, me një rrogë vjetore prej 27 milionë eurosh deri në vitin 2024, më shumë sesa ajo e Robert Levandovskit (26 mln euro) te Barcelona dhe e Erling Halandit (22 mln euro te Mançester Siti).

DE BRYJNE – Golashënuesi më i mirë në Europë këtë sezon paguhet me 22 milionë euro bruto, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Kevin de Bryjne me 23.4 mln euro, duke qenë edhe më i paguari në Angli. Por sulmuesi norvegjez e kalon belgun falë strukturës së bonuseve.

Bundesliga përfaqësohet me treshen e Bajernit, Sadio Mane (24 mln), Manuel Nojer (20 mln) dhe Tomas Myler (20 mln).

Katër futbollistët më të paguar në Serinë A janë Dushan Vlahoviç, Vojçeh Shezni dhe Leonardo Bonuçi të Juventusit dhe Marselo Brozoviç i Interit, të cilët fitojnë rreth 12 milionë euro në sezon.

Lojtari më i paguar që luan jashtë Europe është Kristiano Ronaldo, i cili te sauditët e Al-Nasr fiton rreth 71 milionë euro në sezon.

milioneret

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"