Mesazhet për Piken nuk mbarojnë, piloti i MOTO GP-së: Dua ta shikoj si president të Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2022 | 21:05

Mesazhet për Piken nuk mbarojnë, piloti i MOTO GP-së: Dua ta shikoj si president të Barcelonës

Mesazhet drejt Zherard Pikes për tërheqjen e tij të papritur nga futbolli nuk mungojnë as nga jashtë futbollit. I radhës që ka reaguar pas vendimit të mbrojtësit është Mark Markez.

markez pike

Piloti spanjoll i Moto GP-së është një fans i madh i Barcelonës, duke qenë vetë nga Katalunja dhe me anë të një postimi në “Twitter”, ai falënderojë për çdo gjë mbrojtësin veteran.

Më pas, në një intervistë ai shpreh se do të dëshironte që ta shikonte Pikenë një ditë si president të Barcelonës: “Me karakterin që ai ka mendoj se mund të bëhet. Do të doja shumë ta shihja në atë pozicion”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"