Merkatoja e Partizanit/ Maget-Rrapaj më të kërkuarit, por shitjet janë në “ngrirje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 14:44

Merkatoja e Partizanit/ Maget-Rrapaj më të kërkuarit, por shitjet janë në “ngrirje”

Aktualisht, në kushtet kur skuadra nuk arriti të fitojë titullin kampion, Partizani ka si synim kryesor finalizimin e të paktën dy shitjeve të mëdha për të fituar të ardhura të rëndësishme për mirëqenien financiare të klubit.cunat

Dy lojtarët për të cilët ka interes më të madh janë Arinaldo Rrapaj dhe Maget Gueje. Mesfushorët kanë shkëlqyer në sezonin që sapo u mbyll dhe tashmë presin të bëjnë hapin e madh. Për ta ka interes të shtuar kryesisht nga Spanja, ku agjentët e tyre kanë krijuar treg të shëndetshëm.

Por ende nuk kanë lindur shkëndijat e duhura për të kryer një shitje të madhe. Gjithashtu Cara ka interes nga Austria, por kavajasi nuk pritet të gjenerojë shifrat e dyshes së mësipërme. Fakt është që për momentin shitjet janë në situatë të “ngrirë”, pavarësisht se temperaturat rriten dita-ditës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"