Merkato e Tiranës hapet me rikthime, zyrtarizon sulmuesin e larguar një vit më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2024 | 18:24

Merkato e Tiranës hapet me rikthime, zyrtarizon sulmuesin e larguar një vit më parë

Tirana duhet ende të zgjidhë çështjen në FIFA për bllokimin e merkatos, por ka nisur afrimet duke prezantuar sot emrin e parë. Më saktësisht është një rikthim për bardheblutë, pasi bëhet fjalë për një lojtar i cili u largua prej tyre vetëm një vit më parë.

Foto: P. Pashollari

Foto: P. Pashollari

Aldi Gjumsi, sulmuesi i cili la ekipin për të gjetur më shumë hapësira në verën e kaluar, tanimë është përsëri pjesë e ekipit kryeqytetas. Eksperienca te Teuta fillimisht dhe Liria në Kosovë më pas, nuk shkoi siç mendonte lojtari i cili është bërë përsëri pjesë e ekipit ku u bë një emër i njohur në Superiore.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së verës, duke rikthyer në shtëpi sulmuesin Aldi Gjumsi!

Sulmuesi 22-vjeçar do të jetë zyrtarisht futbollisti më i ri bardh’ e blu, duke u rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist.

Klubi i uron mirëseardhje Gjumsit dhe sa më shumë suksese me fanellën bardh’ e blu!”, shkrihej në njoftimin e Tiranës.


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"