Merkato e bllokuar dhe sa shumë pikëpyetje për Kastriotin e sezonit të ri
Një muaj pas përfundimit të sezonit të shkuar, shumë skuadra të Kategorisë së Parë ndodhen në “letargji” totale dhe pa shumë informacione se çfarë do të ndodhë me ato në edicionin 2024-2025. Në këtë grup padyshim bënë pjesë edhe Kastrioti i Krujës, por situata mbase është më problematike.
Për momentin mbi krutanët rëndojnë shumë pikëpyetje mbi të ardhmen. Pas mbylljes së sezonit të fundit, ku Kastrioti në limite e arriti mbijetesën në Kategorinë e Parë, skuadra i është nënshtruar eksodit masiv. Shumë lojtarë janë deklaruar të larguar, ku padyshim pjesa dërrmuese ka qenë në përfundim të kontratës. Pikëpyetje ka edhe mbi të ardhmen e trajnerit Ramadan Ndreu, pasi ka zëra që tekniku krutanë mund të mos vazhdojë më në krye të skuadrës, kjo diktuar edhe nga situata që mbizotëron në ekip. Për momentin as që bëhet fjalë për merkato në hyrje te krutanët.
Si fillim Kastrioti duhet të zhbllokojë merkaton, pasi rezulton si klubi i vetëm i Kategorisë së Parë që për momentin nuk mund të federojnë lojtarë. Sipas sistemit të FIFA-s, krutanët kanë dy çështje për të zgjidhur, kështu që të afrojnë futbollistë të rinj, duhet të shlyejnë dy lojtarët që i mbajnë të mbyllur merkaton. Problemet s’të sosur për Kastriotin, pasi skuadra prej vitesh rezulton pa stadium dhe fushë stërvitore në Krujë, duke u “degdisur” sa një në qytet në një tjetër. Nëse në sezonin e fundit mbijetesa u arrit në frymën e fundit, panorama nuk duket optimiste për ndryshim në lidhje me Kastriotin e sezonit të ri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"