Mbreti i Spanjës: Duhej t’i shënonim më shumë gola Italisë, ky grup mund të bëjë gjëra të mëdha në këtë Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 18:26

Mbreti i Spanjës: Duhej t’i shënonim më shumë gola Italisë, ky grup mund të bëjë gjëra të mëdha në këtë Europian

E gjithë Spanja është ngazëllyer të enjten në mbrëmje teksa ka shijuar një paraqitje spektakolare të “La Roja”-s kundër Italisë kampione e Europës në fuqi.

mbreti

Spanja ka fituar minimalisht 1-0, por ndeshja e skuadrës së De la Fuentes ka qenë e mrekullueshme. Mes atyre që e kanë ndjekur takimin nga tribunat ka qenë dhe mbreti i Spanjës, Felipe VI. Ai ka komentuar ndeshjen dhe suksesin e “La Roja”-s, duke mos e fshehur disi zhgënjimin për një fitore që sipas tij duhej të kishte qenë me shifra të tjera.

“Natyrisht që ishte një fitore e merituar e Spanjës. Por më vjen keq që rezultati nuk i përgjigjet asaj çfarë dhanë skuadrat në fushë dhe cilësinë e lojës të shfaqur nga Spanja. Dukej se do të shënonim më shumë gola, mendoj se e kemi dominuar takimin nga fillimi në fund. Kjo skuadër mund të bëjë gjëra të mëdha në këtë Europian”, deklaroi mbreti i Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"