Mançester Junajtid pa një kampion bote, mbrojtësi i nënshtrohet operacionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2023 | 13:05

Mançester Junajtid pa një kampion bote, mbrojtësi i nënshtrohet operacionit

Barazimi që Mançester Junajtid mori ndaj Sevijas vetëm pak ditë më parë në Ligën e Europës, i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit Lisandro Martinez. 25-vjeçari argjentinas u largua nga fusha i dëmtuar dhe si duket, dëmtimi ka rezultuar të jetë më i rëndë seç mendohej.

lisandro

Mbrojtësi që u shpall kampion bote me Argjentinën, i është nënshtruar sot një operacioni duke qenë se ka pësuar një thyerje në pjesën e metatarsit. Vetë klubi i Mançester Junajtid ka bërë me dijë se futbollisti e ka kaluar operacionin me sukses.

Megjithatë, sezoni konsiderohet i mbyllur për futbollistin duke qenë se nuk ka kohë të mjaftueshme për tu rikuperuar dhe për të ardhur në ndihmë të ekipit. Mançester Junajtid po lufton për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm e gjithashtu, do të tentojë trofeun e Ligës së Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"