Maliqi nuk do të dorëzohet, në Pukë shkohet vetëm për pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2022 | 12:47

Maliqi nuk do të dorëzohet, në Pukë shkohet vetëm për pikë

Fitorja në sekondat e fundit përballë Vorës e ka rritur ndjeshëm optimizmin te Maliqi. Këtë të diel janë mysafirë në qytetin e Pukës, ku do të përballen me Tërbunin.

maliqi

Skuadra udhëton më e karikuar se kurrë, teksa do të tentojnë gjithçka për gjithçka. Edhe pse janë në vend të fundit, nuk do të dorëzohen kurrë për shpëtuar nga rënia.

Stafi teknik do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve. Rikthimi i mbrojtësit Ledion Rezhda ka konsoliduar repartin defensiv. E megjithatë, nga prapavija priten edhe golat.

Duhet thënë që ndaj pukjanëve pritet shpërthimi i fazës ofensive. Në sfidat e fundit kanë qenë 3 qendërmbrojtësit ata që kanë gjetur rrugën e rrjetës, ndërkohë që sulmueset janë futur në krizë.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"