“Luajtëm me stres, mund ta kishim mbyllur më herët ndeshjen”/ Sedloski pas fitores me Teutën: E merituam, nuk ishte aspak e lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 17:43

“Luajtëm me stres, mund ta kishim mbyllur më herët ndeshjen”/ Sedloski pas fitores me Teutën: E merituam, nuk ishte aspak e lehtë

Vllaznia ka mposhtur Teutën me rezulatin 1-0 në “Loro Boriçi” në ndeshjen e javës së 33 të “Abissnet Superiore”. Pas duelit, ka folur edhe trajneri Goce Sedloski.bandicam 2023-05-17 17-36-55-991“I falenderoj lojtarët e mi për fitoren, nuk ishte aspak e lehtë. Kemi qenë të lëkundur psikologjikisht, por këto pikë janë të vlefshme, e merituam fitoren. E mira do të ishte që ta kishim mbyllur që në fillim me 2-0, por i tillë është futbolli pasi më pas luajtëm me stres, por e rëndëishme është fitorja dhe futbollistët ja dolën. Kemi 3 ndeshje dhe do të luajmë me kujdes për të arritur qëllimin tonë. Luajmë maksimalisht në ndeshjet që na presin, më të rëndësishmë ishin 3 pikët, shumë lojtarë kanë qenë të dëmtuar dhe kanë munguar në ndeshje, jemi munduar të gjejmë zgjidhje dhe të gjithë djemtë dhanë maksimumin sot”, deklaroi ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"