“Lojtarët janë të motivuar”, Flik ndihet gati: Gjermania mezi po e pret Botërorin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 9:16

“Lojtarët janë të motivuar”, Flik ndihet gati: Gjermania mezi po e pret Botërorin!

Hansi Flik sheh gjëra pozitive dhe nega tive në paraqitjen e fundit të Gjermanisë së tij në Ligën e Kombeve. Por ai është optimist se grupi i lojtarëve të rinj me të cilët do të shkojë në Katar do të bëjë Botërorin më të mirë të mundshëm.

FLIK

“Pjesa e parë ishte e ekuilibruar. Në të dytën ne bëmë 20 minuta të shkëlqyera, ndërsa u shënuan tre gola shumë shpejt për të shkak të gabimeve individuale.

Nuk duhet të kishte ndodhur dhe nuk mund të shpërdorojmë një avantazh kështu. Por gjëja pozitive është se u rikthyem. Marr me vete shumë gjëra pozitive dhe pak negative”, tha 57- vjeçari pas barazimit në “Wembley”.

Por çfarë duhet të korrigjojë kombëtarja e tij deri në nëntor:

“Duhet të jemi më të saktë në situatat një kundra një. I tillë ishte edhe rasti në ndeshjen kundër Hungarisë.

Këto janë gjërat që duhet të përmirësojmë. Ne e kemi mundësinë që ta sjellim çdo lojtar në formën më të mirë.

Kemi ende shumë punë përpara, por jemi optimistë. Unë mbeta pozitivisht i surprizuar, sepse pas ndeshjes kundër Hungarisë nuk mund të prisnin që ne të luanim kështu ndaj Anglisë.

Shpresonim që ta bënim këtë. Lojtarët mezi po presin dhe janë të gjithë të motivuar për të luajtur Botërorin më të mirë të mundshëm”.

Ai shpjegoi edhe pse zgjodhi Musialën përpara Tomas Mylerit në sulm:

“Nuk është një vendim kundër Mylerit. Ai i jep shumë skuadrës.

Por ishte e qartë që Xhamal duhet të luante. Ashtu si edhe Haverci, ai është një futbollist i shkëlqyer. Musiala luan duke u argëtuar. Kjo është veçantia e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"