Lojërat Mesdhetare/ Vjen medalja e katërt për Shqipërinë, Erkand Qerimaj fiton argjend në shkëputje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2022 | 19:12

Lojërat Mesdhetare/ Vjen medalja e katërt për Shqipërinë, Erkand Qerimaj fiton argjend në shkëputje

Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Suksesi këtë herë vjen nga peshëngritja, me Erkand Qerimajn që ka marrë medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes në peshat 73 kg, në një garë që nuk kaloi pa polemika, ku sërish u bënë protagonistë gjyqtarët.

7657557

Pasi dështoi në dy provat e para me 148 kg, Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë me 149 kg, duke shpërthyer në festë. Por
çuditërisht dy nga tre gjyqyarët e konsideruan fillimisht provën të pa rregullt. Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj, trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza. Më  pas në rishikim, gjyqtaria vendosi ta quante si provë të rregullt.

Ky rezultat i jepte momentalisht të artën shkodranit, por në provën e fundit italiani Mirko Zanni ngriti 150 kg, duke e marrë ai vendin e parë. Kjo ishte medalja e katërt për Shqipërinë në “Oran 2022”, pasi më parë kanë fituar medalje ari atletja Luiza Gega, mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa një bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev.

WhatsApp Image 2022-07-02 at 7.08.30 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"