Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria i falet Hajdarit dhe Abakarovit, mundësit kuqezi në gjysmëfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 18:39

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria i falet Hajdarit dhe Abakarovit, mundësit kuqezi në gjysmëfinale

Në Algjeri vijojnë garat e Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, aktivitet ku merr pjesë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet nga 29 sportistë në 10 disiplina të ndryshme.

WhatsApp Image 2022-06-27 at 6.35.49 PM (2)

Ditën e sotme kanë tërhequr vëmendje paraqitjet mundësve kuqezinj, të cilët kanë regjistruar rezultate të rëndësishme.

Kështu Osman Hajdari ka spikatur në kategorinë e peshave 86 kg në stilin e lirë. Ai ka kaluar me sukses çerekfinalen kundër spanjollit Damian Iglesias Vilela, të cilin e ka mundur me rezultatin 3-2. Ndërsa gjatë mbrëmjes do të përballet në gjysmëfinale me turkun Fatin Erdin, ku në rast suksesi do të hipotekonte minimalisht medaljen e argjendit.

Gjithashtu ka shkëlqyer edhe Zelimkhan Abakarov, mundës nga Çeçenia, i cili është natyralizuar disa muaj më parë me pasaportë shqiptare.

Abakarov triumfoi kundër turkut Munir Recep me rezultatin 8-4, në çerekfinalet e stilit të lirë për peshat 65 kg dhe tashmë ai do sfidojë në gjysmëfinale serbin Stevan Micic.

Ndërkohë Kevin Kupi, i ripeshkuar në kategorinë e peshave 77 kg, e ka humbur duelin e tij ndaj egjiptianit Emad Abouelatta me rezultatin 9-0.

Gjithashtu humbje ka pësuar edhe Islam Dudaev, tjetër sportist i natyralizuar kuqezi nga Çeçenia. Dudael u mposht me rezultatin 6-3 nga turku Samet Ak në çerekfinalet e stilit të lirë për peshat 74 kg.

WhatsApp Image 2022-06-27 at 6.35.49 PM (1) (1)

WhatsApp Image 2022-06-27 at 6.35.50 PM (1)

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"