Llogaritë e grupit të Shqipërisë/ Në Gelsenkirshen do të luhet vendi i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 20:28

Llogaritë e grupit të Shqipërisë/ Në Gelsenkirshen do të luhet vendi i parë

Spanja dhe Italia tashmë e dinë fare mirë se nëse mund të fitojnë takimin e sotëm në Gelsenkirshen jo vetëm do të siguronin një vend në 1/8 e finaleve, por do të shkonin mes 16 më të mirave si vendi i parë në grup.

spaleti

Natyrisht, Spanja i bën llogaritë me një fitore. Gjashtë pikët dhe fitoret ndaj kroatëve dhe italianëve do t’i jepnin automatikisht vendin e parë skuadrës së Luis de la Fuente. Është e vërtetë që në rast të humbjes në ndeshjen e tretë ndaj Shqipërisë, Italia mund të arrinte gjashtë pikë, por në atë rast barazimi do të zgjidhej nga mesatarja e golave, rrethanë që do të favorizonte Spanjën.

E njëjta rrethanë mund të zbatohet edhe për Italinë. Nëse mposhtin Spanjën, do të jenë të parët në grup. Të njëjtat llogari vlejnë për të dyja skuadrat dhe, për rrjedhojë, të dy skuadrat kanë të njëjtin aksion dhe mund të marrin të njëjtat avantazhe nëse shtojnë tre pikët në përballjen që do të zhvillohet në “Veltins Arena”.

PLANI – Është i qartë, si për Spanjën dhe Italinë, fitore ose… fitore. Spanja me një sukses kundër Italisë do të shkonte e relaksuar ndaj Shqipërisë dhe De la Fuente do t’i jepte mundësi linjave të dyta. Kjo vlen dhe për Italinë, që do të shkonte e qetë kundër Kroacisë. Por cilido të jetë rezultati që do të prodhojë ndeshja mes Italisë dhe Spanjës sonte në mbrëmje, në përfundim të ndeshjeve të dyta në grupin B nuk do të ketë asnjë skuadër të eliminuar.

Një fitore qoftë për Kroacinë, qoftë për Shqipërinë në ndeshjen e tretë në grup do të krijojë shumë kombinime të mundshme, por për momentin thuajse të gjitha janë ende gjallë. Gjithsesi, te Spanja nuk duan t’ia lënë asgjë rastësisë dhe ndaj Italisë mendojnë vetëm për një sukses.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"