Llogaritë e Grupit C, ja si kualifikohet Anglia
Anglia do të presë biletën në 1/8-at e Europianit nëse do të arrijë të shmangë humbjen kundër Sllovenisë ose nëse Danimarka nuk e mposht Serbinë. “Tre luanët” do të sigurojnë vendin e parë në grup nëse mposhtin Slloveninë ose barazojnë dhe Danimarka nuk fiton.
Nëse Anglia barazon dhe Danimarka fiton, atëherë vendi i parë dhe i dyti do të ndahen nga golavarazhi i përgjithshëm dhe më pas nëse do të duhet, të gjitha kriteret e tjera me radhë, golat në total të shënuar, pikët disiplinore dhe në fund renditja në kualifikueset e Europianit. Anglia nuk mund të renditet më poshtë sesa vendi i tretë në grup. Sllovenia kualifikohet në 1/8-at nëse ata mundin Anglinë. Ata mund ta fitojnë grupin nëse fitojnë dhe Danimarka nuk e bën.
Nëse Sllovenia dhe Danimarka fitojnë të dyja, atëherë vendi i parë dhe i dytë do të ndahen nga golavarazhi i përgjithshëm. Më pas nëse do të duhet, të gjitha kriteret e tjera me radhë, golat në total të shënuar, pikët disiplinore dhe në fund renditja në kualifikueset e Europianit, njëlloj si vendi i dytë dhe i tretë nëse ato të dyja barazojnë, ose vendi i tretë dhe i katërt nëse të dyja humbasin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"