LIGA E KOMBEVE/ Letonisë i mjafton barazimi, siguron ngjitjen një ligë më lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 17:41

LIGA E KOMBEVE/ Letonisë i mjafton barazimi, siguron ngjitjen një ligë më lart

Kombëtarja e futbollit e Letonisë ka arritur të sigurojë ngjitjen në Ligën C të këtij kompeticioni duke fituar vendin e parë në Grupin 1 të Ligës D. Një sukses që erdhi edhe pse nuk ia doli të fitonte ndeshjen e fundit, atë ndaj Andorrës e cila konfirmoi se është në formë të mirë.

sHBkq0SxiB5aXsb

Gutkovskis shënoi golin e avantazhit për letonezët në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, por u arrit në fund nga Rosas i cili vulosi barazimin 1-1. Kështu, Letonia u ngjit në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Moldavia të cilës nuk i shërbeu as suksesi 2-0 ndaj Lihtenshtejnit për të siguruar ngjitjen më lart pasi rezultatet direkte mes dy skuadrave ishin në favor të letonezëve.

REZULTATET

Andorra-Letoni 1-1

Moldavi-Lihtenshtejn 2-0

sdfsdfsdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"