LIGA E KOMBEVE/ Italia mund Anglinë dhe e hedh në Ligën B, Hungaria trondit Gjermaninë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 0:10

LIGA E KOMBEVE/ Italia mund Anglinë dhe e hedh në Ligën B, Hungaria trondit Gjermaninë (VIDEO)

Grupi 3 i Ligës A në Ligën e Kombeve ka dhuruar sot dy rezultate të bujshme të cilat kanë dekretuar jo vetëm kthimin në garë të Italisë për të shkuar në finalet e turneut, por edhe rënien e paparashikuar të Anglisë në Ligën B.

itali angli

 

Në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, Italia ka fituar me shifrat 1-0 falë golit të Raspadorit në pjesën e dytë, me një sfidë të luajtur në mënyrë inteligjente nga italianët. Këta të fundit administruan me shumë rregull pjesën e parë, pasi nuk lejuan anglezët thuajse asnjëherë t’i afroheshin portës së Donarumës. Kur ata nisën të sulmonin në pjesën e dytë, i goditën në kundërsulm me anë të një magjie të Raspadorit.

Më pas, administruan në qetësi lojën dhe iu afruan disa herë golit të dytë, ndonëse iu desh edhe që Donaruma të bëhej përsëri protagonist në “San Siro” me pritjet e tij për të evituar barazimin e anglezëve. Fitorja çon Italinë në kuotën e 8 pikëve, duke u renditur pas krahëve të Hungarisë e cila në mënyrë surprizë mundi 1-0 Gjermaninë në Lajpcig. Hungarezët dhe italianët do të ndeshen javën e ardhshme në sfidën direkte për vendin e parë në grup, ndërsa Angli-Gjermani luhet për statistikë, pasi tashmë anglezët kanë rënë në Ligën B.

Ndërkohë, në Ligën A në edicionin e ardhshëm do të ngjitet Bosnjë Hercegovina e cila mundi Malin e Zi dhe siguroi vendin e parë, ashtu si edhe pjesëmarrjen në play-off të Euro 2024.

REZULTATET 

LIGA A/ GRUPI 3
Gjermani-Hungari 0-1
17′ Szalai

Itali-Angli 1-0
68′ Raspadori

Shtylla e Dimarko

Pritja e Donaruma

Goli i Raspadori

sdfsdfsdfdsfdsf

LIGA B / GRUPI 3

Bosnjë Hercegovinë-Mali i Zi 1-0
45’+1′ Demiroviç

Finlandë-Rumani 1-1
12′ Puki / 52′ Tanase

aSAASSS

LIGA C / GRUPI 4

Bullgari-Gjibraltar 5-1
23′ Antov, 36′ Despodov, 52′ Kirilov, 55′ Stefanov, 81′ Petkov/ 26’ R. Çipolina

ASDASDSAD

FORMACIONET ZYRTARE

LIGA A/ GRUPI 3

Gjermani-Hungari

ghgfghh

Itali-Angli

dfsdfsdfff

LIGA B / GRUPI 3

Bosnjë Hercegovinë-Mali i Zi

zxczxcxcxcxcx

Finlandë-Rumani

asdasdasdsaddddd

LIGA C / GRUPI 4

Bullgari-Gjibraltar

bulg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"