LIGA E EUROPËS/ Mançester Junajtid turpërohet në Spanjë, Roma kualifikohet me shtesa. Mësohen katër gjysmëfinalistet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 23:40

LIGA E EUROPËS/ Mançester Junajtid turpërohet në Spanjë, Roma kualifikohet me shtesa. Mësohen katër gjysmëfinalistet (VIDEO)

Bajer Leverkusen, Juventus, Roma dhe Sevilja janë 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Ligës së Europës për këtë edicion dhe vazhdojnë garën për trofeun.

GETTY_UEFA-Europa-League-2022-23-Group-Stage-Draw_SPO_GYI1418157668jpg-JS755839273

Sevija mposhti Mançester Junajtidin me rezultatin 3-0 duke u kualifikuar kështu në fazën gjysmëfinale të Ligës së Europës. Dy gola u shënuan nga En Nesiri dhe nga Bade.

Sfida mes Sportingut dhe Juventusit u mbyll në 1-1. Duke qenë se Juventusi fitoi në Torino, kualifikohet në fazën tjetër.

Nga ana tjetër vazhdon mrekullia e Ksabi Alonsos i cili kaloi në fazën tjetër Bajer Leverkusen. Gjermanët fituan me rezultatin 4-1 ndaj Rojalit.

Ndërkohë, Romës iu desh një gol në limite i Dibalas për të çuar ndeshjen në shtesë, ku shënoi edhe dy herë të tjera përballë Fejnord, për të siguruar biletën mes katër ekipeve më të mira.

REZULTATET

Roma 4-1 Fejnord (0-1)
60′ Spinacola, 90′ Dibala, 101′ El Sharaui, 110′ Pelegrini/ 81′ Paiksao

Sporting 1-1 Juventus (0-1)

20’Eduards (P)/ 10′ Rabio

Sevija 3-0 Mançester Junajtid (2-2)

1′, 81′ En Nesiri, 47′ Bade

Rojal Union 1-4 Bajer Leverkusen (1-1)

65′ Terho/ 2′ Diabi, 38′ Baker, 61′ Frimpong, 79′ Hlozek

FORMACIONET ZYRTARE

Sporting-Juventus
nbmnv

Sevija – Mançester Junajtid 

man

Roma – Fejnordroma

Rojal Union-Bajer Leverkusen
roja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"