Legjenda e sulmit gjerman, Fëler: Gjermania dhe Italia, kantier në ndërtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 16:15

Legjenda e sulmit gjerman, Fëler: Gjermania dhe Italia, kantier në ndërtim

Rudi Fëler në statusin e Drejtorit sportiv te Gjermania ka analizuar së fundmi evoluimin e “pancerave”, duke i vënë në një “vazo” me Italinë, duke marrë në konsideratë gjendjen që po përjetojnë dhe kontigjentin ekzistues:

feler

“E vërtetë, pas Botërorit në Brazil, nuk kemi bërë mirë. Ne duhet ti japim rëndësi më të madhe talenteve si Musiala, Virc apo Sane. Gjermania dhe Italinë janë kantier në ndërtim dhe po përpiqen të kalojnë këtë cikël të vështirë.

Besoj se të dyja do të ringrihen shumë shpejt. E konsiderojë me fat shansin që patëm për të firmosur me Nagelsmanin. Ai është djalë i mrekullueshëm dhe me vizion fituesi”, e mbylli Rudi Fëler prononcimin për mediat italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"