Legjenda e Moto GP-së lëshon deklaratën surprizuese: Mark Markez do të ishte i vdekur nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 21:35

Legjenda e Moto GP-së lëshon deklaratën surprizuese: Mark Markez do të ishte i vdekur nëse…

Legjenda e Moto GP-së, Xhiakomo Agostini, ka folur për pilotin spanjoll, Mark Markez, të cilin e ka cilësuar si një nga më të mirët në këtë sport, por ka theksuar dhe se do të vdiste pesë herë nëse do të garonte në një kohë tjetër.

markez-agostini

“Ai gjithmonë jep 100%. Shpresoj që të rikthehet siç ka qenë më parë, sepse ai është një pilot që të bën të ngrihesh nga ndenjësja dhe ta shikosh garën në këmbë. Fatkeqësisht ai përplaset shpesh. Një dit në fakt unë i kam thënë se me këto aksidente në kohën time ai do të kishte vdekur 5 herë”, u shpreh 80-vjeçari.

Markez vazhdon që të qëndrojë jashtë pistave dhe nuk dihet ende data që do të rikthehet. Ka bërë pothuajse 4 operacione, por katalanasi ende shpreson se do të rikthehet për të konkurruar në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"