Legjenda e Barcelonës mbron Mesin: PSG do të pendohet për këtë që po i bën, të tjerët e duan vetëm 5 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2023 | 14:27

Legjenda e Barcelonës mbron Mesin: PSG do të pendohet për këtë që po i bën, të tjerët e duan vetëm 5 minuta

Situata e Mesit me PSG-në, ka sjellë jo pak polemika dhe së fundmi është edhe legjenda e katalansve, Havier Maskerano ai i cili ka reaguar. Ish-futbollisti i Barcelonës i ka dalë në krah Leo Mesit, duke kritikuar klubin dhe tifozët.

mesi maskerano

Në një intervistë të dhënë për argjentinasen “D Sports”, Maskerano u shpreh se sjellja e PSG-së dhe tifozëve të saj karshi Mesit nuk është korrekte dhe duhet ndryshuar diçka.

“Pas disa vitesh, PSG dhe tifozët e saj do të pendohen për mënyrën se si ata po e trajtojnë Mesin. Çdo klub tjetër në botë do të jepte gjithçka sikur ta kishte Mesin vetëm 5 minuta ndërsa në Paris, në vend që ta respektojnë dhe vlerësojnë, ata e kritikojnë”, u shpreh Maskerano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"