Largimi nga Dortmundi, “sirena” italiane për Mat Humels

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 23:46

Largimi nga Dortmundi, “sirena” italiane për Mat Humels

“Të dashur tifozë, aventura ime verdhezi po merr fund pas 13 vitesh në total. Për mua ishte një nder dhe kënaqësi e madhe që luajta për Borusian për kaq gjatë.” Pas lamtumirës së Marko Rojsit dhe trajnerit Terziçit, ekipin i largohet një tjetër pikë referimi pasi Mats Humels, siç pritej, ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën.

humels

Në total, 35-vjeçari bëri 508 paraqitje për Dortmundin, duke shënuar 38 gola dhe dhënë 23 asiste. Tashmë mbrojtësi gjerman do të duhet të gjejë një klub dhe ka deklaruar më herët se nuk do ta bëjë në Bundesligë.

Për të ardhmen shumë hipoteza, mes të cilave Milani dhe Juventusi që do të kishin shumë nevojë për një lojtar me përvojën e tij pas largimeve respektivisht të Kjaerit dhe Aleks Sandros. Për më teppër punësimi i tij do të ishte pa kosto kartoni, çka leverdis gjithmonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"