La Torre sherr me kapitenin e Tiranës, Filip Najdovski luan i gjakosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 20:31

La Torre sherr me kapitenin e Tiranës, Filip Najdovski luan i gjakosur

-Jo më shumë se 1500 tifozë ishin të pranishëm në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Kukësit. Si zakonisht nuk mungoi spektakli piroteknik.

tirana-kukesi

-Patrik për herë të parë në stol pas dëmtimit në derbin e marsit të shkuar. Për të ishin tetë muaj jashtë fushave të lojës dhe realisht ishte më i miri në fushë.

-“Të dua edhe nëse fiton”, ishte një tjetër banderolë e tifozëve bardheblu e hapur në stadium.

-Vangjel Mile është ndihmësi i ri i Julian Ahmatajt te Tirana. Ish-lojtari tani është krahu i djathtë i elbasanasit.

-Në minutën e 42-të, në protestë e gjithë skuadra e Tiranës për një korne të dhënë në favor të Kukësit. -Ahmataj e ka me Dokën, duke i kërkuar atij të hapet, pasi duke u ngushtuar ekipi nuk luan dot.

-Në minutën e 51-të, gjyqtari fal Dukën, pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Haxhiut. Kartoni i verdhë do t’i shkaktonte të kuqin direkt..

-Gjatë zëvendësimit Ardit Hila kapet me tifozët e Kukësit. Mes palëve nisi një luftë fjalësh me përkrahësit, të cilët gati sa nuk kalojnë gardhin.

-Gjatë një dyluftimi me Rashitin, Najdovski çahet në buzë, por vazhdon lojën. Në fund të ndeshjes, dukej qartë çarja e lojtarit në buzën e poshtme.

-Moment rrëmuje në fushë te goli i parë i Tiranës. Anësori në fillim nuk jep gol, por më pas po.

-Në momentin e golit, tifozët e Tiranës lëshojnë një fishekzjarr drejt Tafasit që ankohet te kryesori për trullosje.

-Edhe Rashiti kapet me tifozët e Tiranës, të cilët e provokojnë, por më pas gjërat qetësohen.

-Stavri Nica nuk pranon të flasë në fund të ndeshjes, dukshëm shumë i mërzitur për rezultatin e marrë. I shpëtoi fitorja nga duart.

-Sherr në fund të ndeshjes mes La Torres dhe Najdovskit. Lojtari i Kukësit kërkon të kapet me kapitenin bardheblu, por ndërhyjnë dy stafet dhe ndajnë sulmuesin dhe mbrojtësin që për pak sa nuk kapen me grushte.

-Katër titullarë nuk luajtën në sfidën e djeshme ndaj Kukësit. Latifi, Hoxhallari, Abazaj dhe Lushkja ishin në stol, pa llogaritur lojtarët e tjerë që mungonin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"