Kvara flet për Napolin dhe të ardhmen e tij: Jam i lumtur këtu, përsa i përket Realit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 13:43

Kvara flet për Napolin dhe të ardhmen e tij: Jam i lumtur këtu, përsa i përket Realit…

Sulmuesi i Napolit, Kviça Kvaratskhelia ka dhënë një intervistë për ‘Geo Team’ ku ka folur për Napolin dhe të ardhmen e tij. 

KVARA

“Babai juaj tha që ju ëndërroni të luani për Real Madridin, a është e vërtetë? Fillimisht mund të them se për momentin jam 100% i fokusuar te Napoli. Ka ndeshje të rëndësishme përpara, është një sezon i rëndësishëm. Ndihem shumë i lumtur në Napoli dhe po bëj çmos për të ndihmuar ekipin tim. Përsa i përket Real Madridit, mund të them se ishte një pasion i fëmijërisë sime. Ndërsa për të ardhmen, ka shumë klube të mira ku do të doja të luaja, por tani ndihem shumë i lumtur këtu në Napoli”, përfundoi gjeorgjiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"