KUPA E SHQIPËRISË/ Spikat derbi dhe sfida Flamurtari-Vllaznia, mësoni ndeshjet e ditës së sotme
Sot, Kupa e Shqipërisë do të zhvillojë 9 ndeshje të turit të parë në orën 15:00.
Kryesfida e ditës së sotme është Flamurtari-Vllaznia, e cila do të luhet në Vlorë.
Më pas sfidat e tjera të grupit A janë: Kastrioti-Vora, Pogradeci-Bylis dhe Besa-Korabi.
Në grupin B spikat derbi i qarkut të Korçës, Maliqi-Skënderbeu, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”.
Ndeshjet e tjera janë: Devolli-Laçi, Labëria-Kukësi, Luzi-Teuta dhe Turbina-Erzeni.
Vlen të theksohet se 6 duelet e tjera të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen ditën e mërkurë me fillim nga ora 15:00.
Ndeshja e parë e luajtur ishte ajo e ditës së djeshme mes Besëlidhjes dhe Apolonisë, e cila përfundoi me fitoren minimalëve të ekipit fierak me rezultatin 0-1.
NDESHJET E TURIT TË PARË TË KUPËS SË SHQIPËRISË –
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"