Ksavi bën kamerierin për ekipin, qeras tifozët me birra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 14:43

Ksavi bën kamerierin për ekipin, qeras tifozët me birra

Barcelona është shpallur të dielën në mbrëmje ka mpione e Spanjës duke mundur Espanjolin në derbin e qytetit, 2-4. Pas katër vitesh skuadra “blaugrana” është kthyer te titulli dhe festa ka qenë e përligjur.

XAVI

Pak minuta në fushë kundër Espanjolit, e shoqëruar me shumë frikë për shkak të sulmit nga tifozët bardheblu. Por festa ka qenë madhështore të hënën në rrugët e qytetit. Festa ka pasur shumë momente të veçanta, ku kulmi u arrit në Harkun e Triumfit, një nga pikat turistike të veçanta të qytetit.

DY AUTOBUSË – Barcelona ka fituar titullin në La Liga si për meshkuj dhe për femra, e treta herë në historinë e saj. Por për herë të parë dy skuadrat kanë bërë paradë të përbashkët në rrugët e qytetit. Dy skuadrat, Barça e meshkujve dhe ajo e femrave, janë ndarë në dy autobusë të veçantë që kanë bërë paradën triumfuese nëpër rrugët kryesore të Barcelonës.

KSAVI KAMERIER – Pak muaj, në një deklaratë të tij, trajneri Ksavi bëhej protagonist duke përmendur kamerierët. “Në çdo profesion puna është e nderuar, duke nisur nga kamerierët, kopshtarët… Vetëm në futboll ky profesion shahet, ofendohet”, deklaronte ai. Duke kthyer këtë deklaratë të tij në vëmendje, pikërisht gjatë festimeve, Ksavi ka zgjedhur të bëjë kamerierin. Ai ka festuar si një fëmijë, madje shumë më tepër nga çfarë bënte kur fitonte trofe si futbollist me Barçën apo Spanjën. Mediat kanë fiksuar momente, teksa trajneri bënte kamerierin, duke u ofruar birra lojtarëve në autobus, por edhe tifozëve, duke u shpërndarë atyre kanaçe me birra.

MUNGESA E BUSKETS – Në të gjitha festimet e Barcelonës ka rënë në sy një mungesë e rëndësishme, ajo e ishmbrojtësit Xherard Pike. Ai nuk ka qenë as në autobus dhe as i pranishëm në media, ndërkohë që Barça bënte paradën e saj triumfuese. I veçantë ka qenë në festimet e tij dhe Robert Levandovski me një kërcim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"