Kryebashkiaku Veliaj pret kampionin Abakarov, i dhuron apartament dy mundësve çeçenë që nderuan Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 18:18

Kryebashkiaku Veliaj pret kampionin Abakarov, i dhuron apartament dy mundësve çeçenë që nderuan Shqipërinë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur sot Kampionin e Botës në mundje, Islamkhan Abakarov, i cili pa ditë më parë ngriti lart flamurin shqiptar në majën më të lartë të podiumit në Beograd.

308940785_401295975511269_1623219704631512691_n

Një takim në shenjë mirënjohje për Abakarov, që është shprehur jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Kryetari i bashkisë i ka dhuruar një apartament 2+1 në kryeqytet Abakarov si dhe një apartament 1+1 Islam Dudaev i cili gjithashtu ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelet më të larta në kompeticione ndërkombëtare duke qenë pretendent për medalje.

308940702_401295982177935_2467398327002011695_n

“Ky gjest simbolik i ka ngrohur zemrat jo vetëm kampionëve tanë ,por të gjithë sportistëve që duan të bëhen kampionë sepse ata tashmë shohin një dritë vlerësimi për të gjithë mundin dhe lodhjen që secili prej sportistëve lë në sportin e tij”, shkruante Federata e Mundjes në postimin për këtë takim në Bashkinë e Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"