Kryebashkiaku Dredha uron që klubi të vijojë me Idrizin: Bashkia, gati për privatizimin e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 12:36

Kryebashkiaku Dredha uron që klubi të vijojë me Idrizin: Bashkia, gati për privatizimin e Flamurtarit

Ermal Dredha shpesh keqardhje që Flamurtari nuk u ngjit në Superiore, por kryebashkiaku i Vlorës është optimist për të ardhmen.

Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës

Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës

Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Dredha u bën thirrje të gjithë që ta shikojë me shumë përgjegjshmëri. Kritika ka edhe për gjyqtarët. Dredha zbulon se Bashkia e Vlorës ka hapur procedurën e privatizimit të klubit dhe është besimplotë që përpara se të përfundojë kontrata me Idrizin, Këshilli Bashkiak të hapë edhe ankandin për shitjen e aksioneve. Dredha do të preferonte vijimin e bashkëpunimit me Sinan Idrizin që siç thotë ka investuar shumë në klub.

Zoti Dredha, Flamurtari nuk arriti as këtë sezon të ngjitej në Superligë. Si i keni parë këto zhvillime?

Ndeshjen e “play off”-it me Apoloninë e ndoqa nga afër dhe ishte një takim shumë i bukur. Fituam me penallti në fund dhe u ndjeva shumë mirë se mendova se kemi edhe një hap tjetër me Laçin. Për fat të keq ajo ndeshje nuk u fitua dhe mbetën aty ku ishim. Mund të them se ka qenë një përpjekje madhore këtë vit për të kaluar në Superiore, por për fat të keq nuk ndodhi. Më vjen keq pasi ne jemi krenuar me Flamurtarin, skuadra që ka bërë histori. Janë bërë legjenda ata që kemi ne dhe që i kanë dhënë peshën e madhe simbolikës së sportit në qytet, patjetër që duke filluar nga futbolli. Nuk ndodhi dhe unë nuk kam çfarë të them tani. Uroj që në sezonin e ri Flamurtari të jetë gati dhe në 2025-ën të ngjitemi në elitën e futbollit shqiptar.

Mendoni se ky Flamurtar do të ketë të ardhme premtuese?

Ne e duam të ardhmen e Flamurtarit më të mirë. Po punohet për të qenë gjithmonë e më mirë. Duhet ta shikojnë të gjithë me shumë seriozitet, nga presidenti që e bënë këtë punë dhe investon goxha. Të njëjtën gjë duhet ta shikojnë edhe lojtarët, trajneri, të gjithë të jenë një grup. Gjithmonë them se po nuk pati punë në grup, mund të çalojë gjithçka.

A e kanë dëmtuar gjyqtarët skuadrën këtë sezon?

Shpresoj që Flamurtarit të mos i hahet haka nga gjyqtarët. Kemi patur raste me probleme me gjykimin në ndeshje të caktuara. Uroj që të mos ndodhin më, pasi nuk e ndihmojnë futbollin dhe lojën “fair play”.

Çfarë po bëhet me privatizimin e klubit?

Kemi filluar procedurën. Shpresoj që ta mbarojmë në kohë, që kur të mbarojë kontrata aktuale ta çojmë në Këshillin Bashkiak. Shpresoj të kemi bashkëpunim mes palëve në këtë proces. Kushdo që do ta drejtojë Flamurtarin nesër, uroj që të jetë i njëjti, sepse Sinan Idrizi realisht ka investuar shumë. Pastaj, është një procedurë që ndiqet dhe as ne nuk e kemi në dorë. Me qëllim që të ecë përpara dhe të bëhet diçka e mirë për Flamurtarin, bashkia e ka hapur procesin duke paraqitur të plotë dosjen. Në fund të jemi gati për pjesën e ankandit për të shituar aksionet, aq sa mund të na e lejojë ligji ne.

Përveç Shqipërisë, për cilën kombëtarë bëni tifo në Europian?

Për Shqipërinë. (Qesh). Shpresojmë që të shkojmë sa më larg dhe të jetë e suksesshme. Të mos harrojmë se përballë kemi ato që kanë bërë historinë futbollin ndërkombëtar, Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Për qytetarët e Vlorës kemi krijuar tri “Fan Zona” me qëllim që të shijojnë ndeshjet. Nëse Shqipëria nuk e kalon, por që besoj e kalon, do të kisha marrë Italinë që e kemi në grup. rri me Italinë nëse nuk kalojmë ne.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"