Kontakte mes palëve, Grezda rikthehet në orbitën e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 21:10

Kontakte mes palëve, Grezda rikthehet në orbitën e Partizanit

Eros Grezda rikthehet në orbitën e Partizanit. Sulmuesi i djathtë, që ishte pjesë e Zalaegerzeg, del lojtar i lirë në fund të muajit.

BGFBF

Aktivizimi i paktë e shtyn gjakovarin që të mos rinovojë në Hungari dhe Partizani është kthyer sërish në skenë si opsion për sulmuesin. Mësohet se ka pasur kontakte mes palëve, me 28-vjeçarin, që konsiderohet si një lojtar, që mund të shtojë lidershipin dhe cilësinë në skuadër.

Ish-sulmuesi i Kombëtares luajti vetëm në 7 ndeshje që nga janari në kampionatin hungarez dhe shënoi 1 gol. Te Partizani ai do të gjente habitatin e duhur për t’u ngritur dhe për të tentuar edhe një herë nivelet e larta dhe Kombëtaren. Duhet thënë se “demat” nuk janë të vetmit në garë për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"