Koment nga Jyrgen Klisman/ Nëse triumfon Anglia, do të respektohej në Gjermani
Nga JYRGEN KLINSMAN
Nëse Anglia fiton, do të respektohej masivisht në Gjermani. Ndoshta jo nëse ata mundin Gjermaninë në finale…por nëse Gjermania do të ishte eliminuar dhe Anglia fitonte, ajo do të respektohej dhe admirohej. Ndihmon të kesh Herri Kejnin atje. Ai adhurohet në Gjermani pasi u përshtat aq mirë te Bajerni iu Mynihut dhe Xhud Bellingam, i cili luajti aq mirë për Borusian e Dortmundit. Liga angleze ka qenë gjithmonë liga e huaj më e ndjekur dhe më e admiruar në Gjermani. Edhe kur isha fëmijë, shikoja ato skuadrat e mëdha të Liverpulit.
Mendoj se tani është koha për të marrë trofeun tuaj që meritoni. E merituat në Europianin e fundit, ndërsa të duhet pak fat me penalltitë. Mund të duhet të godisni sërish penalltitë, por Anglia tani ka aq shumë përvojë sa duhet të ketë besimin për ta bërë atë. Më pëlqen qasja e tifozëve anglezë. Nuk është aspak arrogante. Në fakt kjo e bën Anglinë shumë simpatike ndaj nesh. Njerëzit buzëqeshin me të, duke e ditur se kanë pritur një trofe që nga viti ’66. Në 1990 dhe 1996, ato gjysmëfinale mund të kishin shkuar në rrugën e Anglisë, absolutisht. Dhe ne e dimë këtë.
Është çmenduri kur kalon skuadrat angleze për shkak të cilësisë së tyre. Nuk mendoj se ishim superiorë. Ne thjesht kishim një unitet, një besim dhe një dëshirë të madhe për të fituar. Veçanërisht në vitin ’96, ne nuk ishim ekipi më i mirë, e dinim këtë. Ne kishim një sasi të çmendur dëmtimesh dhe po luftonim, por ia dolëm disi mbanë. Bellingam kapërceu këtë vit në nivelin e klasit botëror dhe shpresojmë se ai mund ta transferojë këtë nivel në ekipin kombëtar. Reali ka shumë lojtarë me përvojë, por ai mori drejtimin si lider në fushë. Ai tha:
“Më jep topin, nuk jam nervoz para portës”. Ai duhet të ketë besimin për të udhëhequr me Anglinë dhe për të ndërtuar partneritetin e tij me Kejnin. Herri do të fitojë trofe me Bajernin sezonin e ardhshëm, nuk ka dyshim. Mënyra se si ai u përshtat me klubin dhe njerëzit ka qenë e jashtëzakonshme. Ai është ambasadori më i mirë që Anglia mund të ketë në Gjermani.
Në fushë, ai është si një makinë automatike. Dhe mënyra se si ai e prezantoi veten me stilin e jetës së Mynihut, me një birrë të madhe në Oktoberfest dhe një sallam të bardhë për mëngjes, bëri që ata ta adhurojnë atë. Grilish mund të ndryshonte një ndeshje në dy minuta, duke bërë gjëra që askush tjetër nuk mundet. Kështu që është një vendim i guximshëm lënia e tij jashtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"