Angli-Francë është ndeshja e jetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 21:24

Angli-Francë është ndeshja e jetës

Nga GERI NEVIL

GERI NEVILL

Të shtunën është një ndeshje që luhet një herë në jetë. Kur unë kujtoj karrierën time dhe luaja në “Euro 1999” apo në 2004 dhe 2006 kundër Portugalisë, këto janë shanse që vijnë një herë apo dy herë në jetë. Anglia kundër Francës në një çerekfinale Botërori të shtunën, nuk të vjen shpesh shansi në jetë ta luash. Këto janë momente të mëdha dhe unë mezi po pres.

skysports-england-france-world-cup_5987298

Nuk mendoj se djemtë do të jenë të aftë për të pritur këtë ditë. Kjo është një ndeshje që ne mund ta humbasim, e dimë këtë. Ata janë kampionët e botës dhe një skuadër fantastike. Por unë them gjithnjë se ti mund t’i shijosh gjithnjë ndeshje të tilla sepse ka më pak presion sesa të luash kundër Senegalit. Sepse nëse eliminohesh atje, atëherë ferri zbret në tokë.

Nëse humbet të shtunën, gjithnjë nëse nuk është rezultat i thellë, gjë që nuk do të ndodhë, ti do të eliminohesh nga turneu pa një proces. Unë mendoj se ne kemi mbrojtësin më të mirë të djathtë në botë për të qenë në gjendje për të menaxhuar Kilië Mbapenë.

Sa i përket forcës fizike, shpejtësisë dhe eksperiencës, unë nuk mund të mendoj dikë më të mirë për t’u krahasuar me Mbapenë sesa Kajl Uokeri. Nuk po them se ai do të jetë në gjendje për ta kontrolluar për 90 minuta, sepse Mbape është fantastik dhe special. Por ne kemi një shans sepse Uoker mund të matet me të në disa fusha specifike.

STERLING – Ajo që na tregon historia e tij është se gjëra shumë të këqija po ndodhin në botë dhe ne duhet të reflektojmë për këtë, por edhe për mënyrën se si futbolli anglez, Garet Sauthgejt dhe media po e menaxhojnë këtë tani. Ne tregojmë më shumë respekt, keqardhje dhe empati duke lënë futbollin mënjanë dhe parë njerëzit si përparësi.

Kjo nuk do të kishte ndodhur 20 vite më parë. Do të kishte pasur një reagim të ndryshëm nga të gjitha anët. Lojtari ndoshta mund ta kishte ndier se nuk mund të kthehej në shtëpi. Trajneri dhe stafi do të kishin thënë: “Çfarë do të bësh atje, ne do të kujdesemi për familjen tënde dhe ti qëndro këtu, kemi një ndeshje për të fituar”. Dhe media angleze do ta kishte trajtuar ndryshe, por tani jemi të gjithë në një pozicion më të mirë për ta menaxhuar këtë. Të gjitha mendimet tona janë me Rahim dhe familjen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"