“Koha ime tek Arsenali kishte mbaruar”, Xhaka për kalimin tek Leverkusen: Nuk ka kaos këtu, Çabi Alonso…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 20:40

“Koha ime tek Arsenali kishte mbaruar”, Xhaka për kalimin tek Leverkusen: Nuk ka kaos këtu, Çabi Alonso…

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Granit Xhaka ka dhënë një intervistë për median zviceriane “NZZ Sonntag”. Ai ka folur për largimin e tij nga Arsenali drejt Bajer Leverkusenit. Gjithashtu Xhaka është ndalur edhe tek trajneri Çabi Alonso.

Xhaka

“Erdha tek Leverkusen sepse isha në kërkim të një sfide të re. Ndjeva se pas 7 vitesh koha ime tek Arsenal kishte mbaruar. Erdha këtu si një futbollist dhe një person me përvojë, të tjerët shohin se unë mund t’u jap atyre diçka nga ajo që kam. Ka pasur nga ata që shkruanin se po kthehesha në Gjermani për gruan time, por kjo nuk është e vërtetë. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur që jetonte në Londër.

Një klub më i mirë në Gjermani, sigurisht që ishte një hap më i lehtë për mua pasi ne jetonim në Duseldorf, afër Mynshengladbah ku u rrit gruaja ime. Në Bajer Leverkusen ne punojmë në paqe, nuk ka kaos që përjetohet në klube të tjera. Tek Arsenali ishte presion i ndryshëm, por ne ende kemi ambicie të larta sepse e dimë se jemi një ekip me potencial të madh”.

Çfarë mendimi keni për Çabi Alonso?

“Të luash kundër tij ishte jashtëzakonisht e pakëndshme, nuk mund t’i bësh presion për shkak të inteligjencës, besimit dhe kohës në pasimet e tij. Dhe kjo na kalon sot, ndihem sikur e kam bërë hapa përpara. Në detaje mund të shpjegojmë se çfarë e bën një mesfushor të mirë dhe një mesfushor të madh”, deklaroi Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"