Klubi i Kategorisë së Dytë thuajse i rënë pas 62 vitesh, ikën edhe trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2023 | 21:48

Klubi i Kategorisë së Dytë thuajse i rënë pas 62 vitesh, ikën edhe trajneri

Humbja e thellë të dielën përballë Maliqit ka tronditur fort themelet e skuadrës patosarake. Klubi i Albpetrolit rrezikon të zbresë në kategorinë më të ulët në futbollin shqiptar për herë të parë që nga themelimi i tij në vitin 1961.

Albpetroli

“Panorama Sport” mëson se pas disfatës 4-1 në Maliq dhe fitores së rivalit direkt për mbijetesë, Tepelena, në sfidën e luajtur në Gjirokastër, trajneri patosarak, Eldison Kapo, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

eldison kapo

Burime në klub tregojnë se Kapo ka marrë të gjithë përgjegjësinë e tij në lidhje me skuadrën, duke mos pasur më shpresë, pavarësisht se matematika e mban ende në lojë Albpetrolin në dy javët e mbetura. Në një situatë të tillë kritike nuk dihet se cili do ta drejtojë skuadrën deri në fund të kampionatit. Por, ajo që dihet është se Albpetroli ndodhet me një këmbë në Kategorinë e Tretë pas 62 vitesh nga themelimi si klub.

LUIS FEJZULLAH – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"