“Kjo quhet krenari”- Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, reagon Rama: Kokën lart! Përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2024 | 18:35

“Kjo quhet krenari”- Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë, reagon Rama: Kokën lart! Përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas barazimit 2-2 ndaj Kroacisë, duke thënë se “kjo quhet krenari”.

laci11

Me anë të një postimi në Facebook, Rama inkurajon duke theksuar se duhet të bëjmë më të mirën deri në fund.

“Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit Rama

KJO QUHET KRENARI

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"