“Kishim nevojë për tre pikët”, Dobi pas fitores së parë të Kukësit në kampionat: Duhet të kemi stabilitet gjatë lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 17:13

“Kishim nevojë për tre pikët”, Dobi pas fitores së parë të Kukësit në kampionat: Duhet të kemi stabilitet gjatë lojës

Kukësi mori fitoren e parë këtë sezon në kampionat kundër Laçit në javën e gjashtë. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i verilindorëve, Enkelejd Dobi, u shpreh se skuadra ka akoma për të rregulluar, por që ishte i lumtur me tre pikët.

dobi

“Sot kishin shumë rëndësi tre pikët. Kishim nevojë, ishin të rëndësishme. Pjesën e parë treguam cilësi, në të dytën maturi. Duhet të kërkojmë të luajmë dhe jo vetëm rezultat. Gjithsesi duhet t’i bëjmë një urim ekipit, sepse tregoi që ka karakter dhe meriton më shumë.

Ky është Kukësi i Kukësit. Na duhet kohë sepse është si dy magneza që duhet pak kohë të punojnë mirë me njëri-tjetrin. Po bëhemi akoma më shumë kompakt. Duhet të kemi stabilitet gjatë lojës. Jo një pjesë e parë e mirë dhe një pjesë e dytë më pak e mirë.

Gjithmonë jemi më të zgjuar gjatë fakti. Ky është një kilometër i vogël në një autostradë shumë të gjatë.

Na duhet një vazhdim, një stabilitet. Nuk ishte e gjithë puna e përkryer sot. Ka gjëra pozitive, por dhe gjëra që duhen rikuperuar. Kur sulmojmë duhet të dimë si të mbrojmë dhe e kundërta. Gjërat në futboll duan kohën e vetë.

Lojtarët dhanë maksimumin. Unë i them që nuk ka rëndësi sa luan, por cilësia që jep. Pjesën e dytë duhet të bënim akoma dhe më mirë. duhet të jemi më të saktë, duhet të jemi akoma më efikas”, u shpreh Dobi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"