Kieza, “kurbani” i Juventusit për të paguar rrogën e Rabiosë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 17:39

Kieza, “kurbani” i Juventusit për të paguar rrogën e Rabiosë

Federiko Kieza është lojtari ku kombëtarja e Italisë ka varur shpresat që ai të përsërisë një tjetër Europian, si ai i 3 viteve më parë në fund të të cilit “Axurrët” u ngjitën në çatinë e Europës, por mbi të gjitha është udhëkryqi i frikshëm i klubit të Juventusit.

fbl-eur-c1-juventus-training

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” natyrisht që nuk duan që të humbin kaq lehtë, apo të paktën të zhvlerësojnë në maksimum një kampion si Kieza, por duke qenë se të dyja palët kanë frenuar çështjen e rinovimit, sigurisht që kjo shtyn sulmuesin të mendojë për një tjetër skuadër. Dhe Bajerni i Mynihut po markon nga fare pranë sulmuesin italian, duke parë edhe ftohjen e tij me “Zonjën e Vjetër”, duke përgatitur 40 milionë euro për të.

Dhe këto para janë pikërisht ato që tundojnë drejtuesit në Torino, sepse ata tashmë janë edhe përpara një zgjedhjeje të vështirë duke qenë se kanë mungesë likuiditeti: të shesin Kiezën dhe me paratë e tij të financojnë rinovimin e Adrien Rabiosë, apo të humbin përfundimisht mesfushorin francez dhe të rinovojnë me Kiezën. E thënë ndryshe, në situatën aktuale dhe duke parë se trajneri i ri, Tiago Mota, preferon më shumë që të ketë Rabionë në skuadër sesa Kiezën, duket sikur Juventusi është i detyruar që të bëjë kurban Federikon për një tjetër kontratë me francezin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"