Kërkon titullin e parë në Champions, De Bryjne: Tani të përmbushim misionin deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 11:55

Kërkon titullin e parë në Champions, De Bryjne: Tani të përmbushim misionin deri në fund

Goli i tij në ndeshjen e parë në Madrid ishte ai që i dha shpresë Mançester Sitit. Po flasim për Kevin de Bryjne, me mesfushorin belg që ka bërë një tjetër paraqitje mjaft të mirë në “Etihad”.

de bryjne

Këtë herë prania e tij nuk është ndier shumë, sepse kanë qenë të tjerë ata që vendosën finalen. Por, natyrisht që kjo nuk zbeh meritat e mesfushorit belg. Duke folur për takimin, ai ka pranuar se Siti e ka merituar plotësisht fitoren.

“Mendoj se në takimin e parë në Madrid nuk kemi bërë një paraqitje shumë të mirë, kemi bërë disa gabime. Por kemi korrigjuar gjithçka në Angli. Kemi zbritur në fushë me ritmin e duhur, me urinë e duhur, e kemi dominuar Realin dhe me meritë jemi në finale”, ka nënvizuar belgu. Mesfushori i Mançester Sitit ka saktësuar se pjesa e parë ka qenë vendimtare.

“Do të thosha se pjesa e parë ishte shumë e rëndësishme. I kemi dhënë një goditje që në fillim Realit, e kemi dominuar. E kemi vënë Realin nën presion, duke mos i dhënë mundësi të jetë i qetë dhe të bëjë lojën që ai dëshiron. Këtë herë kemi qenë ne që kemi diskutuar rimin e lojës. Për fat paraqitjen e kemi kompletuar me katër gola. Mund të kishim shënuar më shumë? Ndoshta, sepse mundësitë i kemi krijuar, veçanërisht në pjesën e parë. megjithatë rëndësi ka fakt që jemi sërish në finale dhe kjo na lumturon”, tha De Byjne.

Mesfushori i “qytetarëve” ka saktësuar se tashmë ka ardhur momenti që Siti të tregojë se është i madh jo vetëm në Angli, por edhe në Europë.

“Arritja në finale ishte një objektiv i rëndësishëm për ne. Por puna do të quhet e kryer nëse do të arrijmë të fitojmë trofeun. Iu afruam dy vjet më parë ndaj Çelsit, por nuk ia dolëm. Shpresoj që këtë herë ta sjellim trofeun në Mançester”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"