“Keqardhje për gjendjen e Besëlidhjes, por duam pikë”, trajneri Arbëri pret autokritikën në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2023 | 11:20

“Keqardhje për gjendjen e Besëlidhjes, por duam pikë”, trajneri Arbëri pret autokritikën në transfertë

Tomori humbet terren në renditje. Fitorja e Besës në tavolinë me Tërbunin, e Apolonisë kundër Burrelit dhe ajo e Luzit përballë Lushnjës, i ka futur vërtetë sikletet. Janë të 7-it në renditje dhe kthesa sot bëhet domosdoshmëri.

klodian arberi

Udhëtojnë në Lezhë me idenë e qartë, për të marrë pikë, në të kundërt do të dalin përfundimisht nga zona “play off”.

Stafi drejtues dhe futbollistët premtojnë se do të reagojnë me Besëlidhjen. Si për të dëshmuar që e kanë marrë seriozisht këtë 90-minutësh, udhëtojnë me forca të plota dhe pa asnjë mungesë.

Vetë trajneri Klodian Arbëri paralajmëron autokritikën. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai ndalet gjatë edhe të gjendja e kundërshtarit dhe keqardhja që ka për ta.

“Skuadra gëzon një gjendje të mirë psikologjike. Kam punuar gjatë gjithë javës për këtë pjesë. Jemi të përqendruar te Besëlidhja, ndeshje që e luajmë në transfertë dhe prej së cilës kërkojmë pikë. Më vjen sinqerisht shumë keq për pozicionin kritik të lezhjanëve, por ky është futbolli. Unë i uroj ringritje sa më të shpejtë, pasi jemi duke folur për një klub me tradita.

Për ndeshjen e nesërme (sotme) ama, ne do të luajmë lojën tonë pasi jemi profesionistë dhe do t’i shërbejmë vetes. Kam besim se të mitë do të reagojnë pas humbjes së një jave më parë. Do të luajmë për rezultat pozitiv dhe do të zhvillojmë një ndeshje të bukur dhe rezultative, gjithnjë për t’ia lënë gjithçka fushës së lojës”, e ka mbyllur tekniku i Tomorit.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"