Katër muaj pritje, portieri Abdullahu debuton me asist: Sa keq që humbëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 21:35

Katër muaj pritje, portieri Abdullahu debuton me asist: Sa keq që humbëm

Gati 4 muaj pritej për të debutuar. Kaq iu desh Mustaf Abdullait për të pasur momentin e tij. I afruar në dhjetor, luajti të parën ndeshje si titullar më 1 prill. Me Ilir Dobjanin e pezulluar, pritej që në Lushnjë ta niste titullar Hudson Mora da Silva Xhunior.

hudson

Por jo, portieri i ardhur nga Llapit sfidoi konkurrencën e brazilian dhe e nisi nga minuta e parë. Lojtari 1.99 metra i gjatë bindi me paraqitjen e tij, përtej humbjes në “Roza Haxhiu”. Bëri disa pritje, madje goli i Anxhelo Radovanit ishte asisti i tij direkt. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, kosovari i tregon kështu emocionet e premierës së tij me fanellën kavajase. “Ndihem i lumtur që stafi më dha besimin të luaja titullar me Besën.

Pata mjaft emocione, por ia dola falë dhe mbështetjes së stafit e shokëve. Dhashë edhe asistin për Radovanin, që shndërroi në gol. Jam ende i ri dhe detyra ime është të stërvitem sa më shumë e ta shfrytëzoj Besën si një trampolinë të mirë për karrierën time. Humbja? Të luash me formacionin bazë dhe përsëri është e vështirë, jo më të mungojnë 60% e titullarëve.

lushnja

Tani jemi të detyruar që të gjejmë kthesën me Tërbunin. Do të jemi të plotë këtë herë dhe kështu e sigurt që do t’ia dalim. Kemi një javë kohë për t’u përgatitur dhe të shtunën qëllimi dihet: fitorja. Nuk na lejohet kurrsesi të bëjmë hapa fals në shtëpi, pasi do të rrezikoheshim vërtet. Kur jemi pranë ‘play off’- t, pse duhet të zbresim në zonën ‘play out’… E kemi ne në dorë këtë, ndaj nuk do të falim”, përfundoi gardiani.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"