KATEGORIA SUPERIORE/ 12 gola në javën e fundit, ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 22:22

KATEGORIA SUPERIORE/ 12 gola në javën e fundit, ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Java e 36 e Kategorisë Superiore uli sot siparin me ndeshje shumë interesante teksa u luajtën për gjëra të rëndësishme dhe u prodhuan plot 12 gola.

superiore-1

Padyshim që kryefjala ishte triumfi i Partizanit ndaj Teutës, me rezultatin 2-0, teksa “Demat e Kuq” rrëmbyen titullin kampion të 17-të në histori.

RENDITJA

Fitore të rëndësishme arritën edhe Vllaznia, Kukësi, Laçi dhe Tirana, që e mbyllën sezonin me 3 pikë. Vlen të theksohet se java e fundit nuk prodhoi asnjë barazim.  

REZULTATET:

Bylis-Vllaznia 1-2

Lajthia 36’/ Jonuzi 37′, Latifi 66′

Egnatia-Kukësi 0-1

Sh. Taipi 55′

Erzeni-Tirana 1-2

Ademi 39′ / Haxhiu 36′, Abazaj 90+7′

Laçi-Kastrioti 3-0

Sali (A.G) 28′, Ujka 72′, 90+1′

Partizani-Teuta 2-0

Rrapaj 39′, Cara 90+7′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"