KATEGORIA E TRETË/ Valbona “fik” Delvinën, skuqen edhe trajnerët (REZULTATET DHE RENDITJA)
Mbyllet java e 10-të e Kategorisë së Tretë.
Në ndeshjen e parë, Drini ka bërë surprizën. Ata kanë ndalur Skraparin me barazim, që kaloi në avantazh pas 4 minutash me Lamen.
Më pas çdo gjë ka folur për vendësit, që dje kishin alternativa me bollëk edhe në stol. Ata përmbysën gjithçka me Markun dhe Xhutin.
Festa zgjati vetëm 6 minuta ama, sepse Skënderi barazoi gjithçka në 2-2. Në minutën e 85-të, Hasalami për pak sa shënoi për 3-2, por Beqollari bëri shpëtimtarin.
Superndeshje ishte ajo mes Valbonës dhe Delvinës, që luhej e gjitha për vendin e dytë. Pati gola, kartonë të verdhë e të kuq, një penallti dhe tension. Loja nisi me ritëm, por goli i parë do të vinte në të 42-ën.
R.Balliu i jep avantazhin Valbonës para se të shkojnë në pushim. Fraksioni i dytë nis “zjarr” për Delvinën, që barazon me Mustën me një gjysmëroveshatë. Pas këtij momenti ka nervozizëm, madje ndëshkohen me të kuqe të dy trajnerët.
Në të 90- ën një ndërprerje e aksionit të Hajdarit brenda zonës, detyron gjyqtarin të akordojë 11-metërsh për Valbonën. Ka kundërshtime nga Delvina, aq sa menduan edhe të braktisnin fushën, por trajneri ua ndaloi. Përballë Xhaferrajt vihet Prenga, që nuk fali dhe shënoi për 2-1.
Dy minuta më pas, heroi i trepikëshit ndëshkohet me të dytin të verdhë për një ndërhyrje.
ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL
