KATEGORIA E TRETË/ “Poker” i Këlcyrës, arratisen Albanët. Ja rezultatet dhe renditjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 12:24

KATEGORIA E TRETË/ “Poker” i Këlcyrës, arratisen Albanët. Ja rezultatet dhe renditjet

Me dy ndeshje të luajtura të dielën, u mbyll java e 14-të e Grupit B në Kategorinë e Tretë.

KATEGORIA E TRETE

Këlcyra luajti “poker” me Minatorët. Nga dy gola për pjesë, i kanë mjaftuar skuadrës së Robert Spahiut. Shala bëri dopietë, por realizuan edhe Kallu e Hysa.

Bulqizakët luajtën për “qejf” dhe nëse nuk do të gabonin në finalizim, mund të shijonin të paktën dy gola me Petin dhe Topin.

65

Në ndeshjen e dytë, u përplasën vendi i parë me të dytin. Albanët treguan supermacinë përballë Gramozit dhe blinduan kreun.

E megjithatë, golat erdhën në frymën e fundit. Në të 89-ën, një kryevepër e Mersinit zhbllokoi shifrat dhe në të 90-ën Mahmuti i vuri “vulën”.

02

32

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"