KATEGORIA E PARË/ Bylisi u shënon tre gola rivalëve për ngjitjen dhe merr kreun, Lushnja ndal Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 23:45

KATEGORIA E PARË/ Bylisi u shënon tre gola rivalëve për ngjitjen dhe merr kreun, Lushnja ndal Tomorin

Ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë kanë dhuruar rezultate shumë interesante për të të dy anët e klasifikimit. Bylisi është shkëputur i vetëm në kryesim, teksa Lushnja ka marrë një pikë të artë ndaj Tomorit me pretendime.

kategoria-e-pare-1

 

Ballshiotët mundën Kastriotin me shifrat 3-1 në një ndeshje emocionuese deri në mbylljen e saj. Lajthia u dha avantazhin vendasve përballë krutanëve, teksa ata shpërdoruan edhe raste të tjera shënimi. Kodra vendosi baraspeshën në shifra në minutën e 75-të. Megjithatë, në fundin e sfidës erdhën golat nga Ruçi e më pas Emini, për t’i siguruar fitoren ballshiotëve të cilët për momentin shkëputen 3 pikë nga Elbasani që ka një ndeshje më pak.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Lushnja e cila noton në ujëra të turbullt në renditje, mori një barazim me shumë vlera me shifrat 0-0 ndaj Tomorit në transfertë, për të treguar se po mundohet të reagojë dhe të ndryshojë fatin e sezonit që nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

REZULTATET 

BYLIS 3-1 KASTRIOTI 

22′ Lajthia, 80′ Ruçi, 90’+3′ Emini / 74′ Kodra

GOLI I EMINIT (VIDEO)

GOLI i RUCIT (VIDEO)

GOLI I KODRES (VIDEO)

GOLI I LAJTHIAS (VIDEO)

TOMORI 0-0 LUSHNJA 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"