“Kalojmë edhe Elbasanin”, Mërgjyshi: Sezon perfekt, mungon vetëm… kurora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 8:48

“Kalojmë edhe Elbasanin”, Mërgjyshi: Sezon perfekt, mungon vetëm… kurora

Vora është gati për finalen e madhe. Sot në orën 18:00 do të përballen në “Air Albania” me Elbasanin. Luhet për kampionen e Kategorisë së Parë dhe për 20 milionë lekë.

mergjyshi

Në kampin vorak janë përgatitur për festë. Aq shumë e duan këtë trofe, sa që drejtuesit kanë vendosur edhe një premio në rast fitoreje. Artan Mërgjyshi beson fort te kurorëzimi i këtij sezoni, që sipas tij ka qenë perfekt. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport” numri një i stoli thotë:

“Mbyllëm me sukses një sezon të fortë dhe të lodhshëm. E megjithatë, i harruam vështirësitë dhe pengesat. Rëndësi ka që bëmë realitet ëndrrën, pasi tillë ishte ky kampionat për ne. Meritë të veçantë kanë futbollistët, që i janë përkushtuar me shpirt e me zemër kësaj skuadre. Jam i lumtur që u bëra pjesë e këtij projekti ambicioz. Nesër (sot) kemi edhe një finale për të luajtur dhe fituar. Ta kalojmë edhe Elbasanit dhe atëherë nuk do të na mbetet peng asgjë. Dëshira nuk na mungon dhe as cilësia, ndaj do të luajmë gjithçka për gjithçka. Duam shumë që ta kurorëzojmë si kampionë këtë kampionat”.

adadd

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"