“Ka filluar konkurrenca mes Brojës dhe Manajt”, Duro analizon duelin me Spanjën: Çdo gjë varet nga ne, duhet të luajmë si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2024 | 21:30

“Ka filluar konkurrenca mes Brojës dhe Manajt”, Duro analizon duelin me Spanjën: Çdo gjë varet nga ne, duhet të luajmë si…

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, ka analizuar mundësitë që ka Shqipëria për të siguruar një rezultat ndaj Spanjës. Duke folur në studion e “EURO 24”, në “News 24”, ai theksoi se e rëndësishme ishte që ekipi të shprehej në të njëjtën mënyrë si ndaj Kroacisë e të mos kishte qasjen si në ndeshjen kundër Italisë.

duro

“Sa i takon lodhjes, dihet që janë të freskët, pasi disa nuk kanë luajtur. Lojtarët e Spanjës do luajnë që të justifikojnë veten e tyre.

Broja, Manaj, çfarë themi ne, ka filluar konkurrenca aty. Gjithçka varet nga ne, nga mënyra sesi do reagojmë ne. Nuk duhet të luajmë si në pjesën e parë me Italinë. Duhet të luajmë si në pjesën e parë me Kroacinë.

Kualifikimi me 2 pikë? Do të jetë e vështirë. Le të luajmë në nivelin si ndaj Kroacisë”, tha Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"